Aktualitet

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Prokuroria e Tiranës mbyll dosjen, 7 të pandehur

22 Nëntor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Prokuroria e Tiranës

TIRANË– Kur po bëhen gati dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet duke marrë si të pandehur 7 persona. Të gjithë do të gjykohen për dëmet e shkaktuara gjatë fatkeqësisë natyrore, të cilët konsiderohen si përgjegjës për pasojat e dëmeve në kryeqytet.

Si të pandehur në lidhje me çështjen janë marrë ish-drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish-vartës të tij, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, duke dhënë leje ndërtimi edhe pse kanë mungesë dokumentacioni.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish-kryeinspektorët e Inspektoriatit të ndërtimit në Farkë pasi hetuesit pretendojnë se as ata nuk e kanë kontrolluar siç duhet dokumentacionin e ndërtimeve duke mos i konstatuar mangësitë. I pandehur është marrë edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, ndërtuesi i një pallati të dëmtuar nga lëkundjet e tokës, 2 vite më parë.

Me të përfunduar hetimet, Prokuroria ka depozituar në Gjykatë dosjen, ku edhe do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo. Kj është vetëm një nga dosjet që po hetohet për pasojat shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit që kushtuan edhe jetën e 51 personave në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dosja per termetin prokuroria e tiranes termeti i 26 nentorit 2019 tirane dosja per termetin prokuroria e tiranes termeti i 26 nentorit 2019 tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...