Aktualitet

Aksion në çdo rrugë! ARRSH e PARALAJMËRON: Do mbyllim hyrje-daljet e rrezikshme

22 Nëntor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Aksion në çdo rrugë! ARRSH e PARALAJMËRON: Do mbyllim

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke nisur nga data 27 nëntor 2021, do të nisë një aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme në rrugët e vendit. Nga ky aksion preken disa biznese që funksionojnë në anë të rrugës, ndaj ARRSH, bën thirrje që të gjithë bizneset që nuk janë janë pajisur me autorizimin përkatës, të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar. Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës. Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx… Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i arrsh per rruget arrsh aksioni i arrsh per rruget arrsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...