Aktualitet

Vetëvrasja e 13-vjeçarit nga TikTok, Kushi: Përgjegjësi nga institucionet e shoqëria

22 Nëntor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Vetëvrasja e 13-vjeçarit nga TikTok, Kushi: Përgjegjësi

ELBASAN – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi pas vetëvrasjes së një 13-vjeçari në Lushnje u shpreh se prindërit kanë përgjegjësi për qëndrimin e pakontrolluar të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.


“Fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacionin. Kjo influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnje akoma nuk është vërtetuar, por dyshimet janë për shkak të angazhimit të tij të madh në rrjete sociale. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, e gjithë shoqërisë. Ne si institucione arsimore padyshim që kemi përgjegjësi shumë të lartë në mirë informimin e tyre nga rreziku që mund t’i vijnë nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, por kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, padyshim edhe familja dhe gjithë shoqëria. Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata dhe as nuk i kontrollojnë se çfarë informacionesh marrin, ku aksesojnë”, u shpreh ministrja Kushi.

Një adoloshent 13-vjeçar u gjet i vetëvarur nga prindërit e tij në fshatin Golem të Lushnjes. Shokët e tij treguan për mediat se ai publikonte video të ndryshme me sfida në aplikacionin “Tik Tok”.

SHIKO EDHE:

Blackout Challenge në TikTok? Loja me litar në fyt që mbyti të miturin nga Lushnja

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 13 vjecari ne lushnje vetevarje vetevrasje 13 vjecari ne lushnje vetevarje vetevrasje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...