Aktualitet

Blackout Challenge në TikTok? Loja me litar në fyt që mbyti të miturin nga Lushnja

22 Nëntor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Blackout Challenge në TikTok? Loja me litar në fyt që mbyti

TIRANË– Rrjetet sociale dhe të miturit janë kthyer në një dyshe të rrezikshme! Dy ditë më parë, një 13-vjeçar me iniciale A.S., nga Lushnja u gjet i vetëvarur në dhomë nga prindërit e tij, të cilët më kot tentuan që t’i jepnin ndihmën e parë. Miqtë e 13-vjeçarit kanë treguar për mediat se i mituri ishte aktiv në rrjetet sociale dhe po bënte një video në TikTok kur humbi jetën. Për të njëjtën arsye ndërroi jetë edhe një 10 vjeçar në Shkodër vdiq vetëm 6 muaj më parë, i cili gjithashtu ishte përfshirë në një lojë virale që i mori jetën.

Cila është sfida e “blackout challenge” në TikTok?

“Blackout challenge” është sfida më e re në internet që inkurajon përdoruesit e këtij rrjeti social që të asfiksojnë veten deri në pikën e humbjes së vetëdijes dhe më pas rezultatet t’i ngarojnë në TikTok . Sfida e rrezikshme online ka ekzistuar më parë dhe më parë është njohur si “Blackout”, “Loja e Mbytjes”, “Ëndërrimi i Shpejtë” ose “Loja e të fiktit”. Shumë profesionistë mjekësorë kanë paralajmëruar që atëherë se trendi mund të çojë në gjendje të fikti, dëmtim të trurit dhe madje edhe vdekje. Edhe pse me trendin është bërë “nami”, sërish TikTok pretendon se nuk ka gjetur asnjë provë për përmbajtjen e kësaj sfide në platformën e tyre.

“Ne nuk lejojmë përmbajtje që inkurajon apo promovon trendë të rrezikshme të cilat mund të sjellin fatalitete të tilla. Ekipet tona punojnë vazhdimisht për identifikimin dhe zhdukjen e trendeve të tilla nga TikTok,”- kanë thënë ata.

SHIKO EDHE: 

Vetëvrasja e 13-vjeçarit nga TikTok, Kushi: Përgjegjësi nga institucionet e shoqëria

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tik-tok vdes i mituri ne lushnje tik-tok vdes i mituri ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...