Aktualitet

Manja jep ‘ok’ ekstradimit të Hatisë drejt Italisë! ‘Zoti i drogës’:Po bëhem kurban

22 Nëntor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Manja jep ‘ok’ ekstradimit të Hatisë drejt Italisë!

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit të Alket Hatisë, të njohur si ‘Zoti i Drogës’, drejt Italisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala për mediat. I pyetur pak ditë më parë nga gazetarët në lidhje me vendimin që do marrin autoritetet shqiptare për Alket Hatian, Manja tha se rasti do të trajtohet edhe me palën italiane.

Hatia ka reaguar për këtë vendim që është marrë ndaj tij. Nga arratia, ai e quan vendimin të turpshëm dhe mendon se po bëhet kurban në mënyrë që fëmijët e pushtetarëve të jetojnë në komoditet.

Alket Hatija është dënuar nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Hatia i është arrestuar disa herë dhe dënuar në Shqipëri për trafikun e drogës në Itali.

HISTORIA E HATISË:

Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Durrësit e liroi më 11 korrik 2017. Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale. Akuza argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do ekstradohet drejt Italisë, Hatia: Më bënë kurban, turp për drejtësinë

(a.b).dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alket hatia ulsi manja alket hatia ulsi manja

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...