Aktualitet

“Rama donte t’i prishte banesat në 2007″/ Banorët e “5 majit”: Sot vjen Veliaj

22 Nëntor 2021, 09:53 Nga DOSJA
“Rama donte t’i prishte banesat në 2007″/ Banorët e

TIRANË – Banorët e “5 majit” vazhdojnë protestën e tyre kundër prishjes së banesave në lagjen e tyre nisur nga zbatimi i projektit të rindërtimit në këtë lagje. Në prononcimet e tyre për media, disa prej protestuesve u shprehën të irrituar me neglizhencën e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës ndaj problemit të tyre.

“Ky Erion Veliaj që thotë jam i demokratëve, socialistëve, demokratëve, s’ka turp që ofendon 2-3 veta, por janë 430 shtëpi. Duket që ata nuk janë në rregull nga trutë. Tjetër veprohet ndryshe, ndryshe në ligj. Faktet që ata thonë në fjalë dhe jo në ligj, kanë probleme thelbësore me ne.Le të ndërtojnë pallatet mbi shtëpitë, le ti bëjnë në hava, edhe ne të qëndrojmë në tokë”, u shpreh njëri prej banorëve.

Një tjetër qytetar theksoi se Partia Socialiste është fiksuar për të prishur banesat e tyre ka nisur që në 2007, ndërsa bëri me dije se sot pritet të vijë për takim me ta kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Kemi bërë shkresë, këta nuk kanë bërë asnjë reagim. Flasin në mediat e veta, asnjë lajm deri më sot. Kanë hallin të përçajnë banorët. Bashkia e Tiranës, të premten në takim me ndërtuesit kanë thënë se edhe sikur të prishim dy shtëpi pa marrëveshje, është fitore. Kjo nuk ka për të ndodhur. U kemi kërkuar ditën e hënë të kërkojnë takim me ne. Legalizimet i kanë bllokuar. Në të gjitha deklaratat u kemi dhënë prova se legalizimet janë bërë me korrupsion, me lekë. Në 2007 kur Rama ishte kryetar bashkie, ka tentuar t’i prishë banesat, por bëmë rezistencë dhe i bllokuam. Kjo është vënë në sytë e PS-së që në 2007 nuk është fatkeqësia e 2019, por janë interesat ndër vite. Edhe mediat po t’i shihni, në 2007 është e njëjta zonë që do t’i prishë. çdo gjë e kanë aferë korruptive. Erion Veliaj të vijë këtu. Kështu kemi informacion që do vijë kryetari i bashkisë këtu. Të gjithë këto pallate që janë bërë këtu, pse s’ua jep banorëve?! I kam thënë kryetarit të rregullojë VKM-në për pronën e Vlash Markut”, u shpreh një tjetër qytetar i “5 majit”.

Prej gati një muaji. një pjesë e banorëve të lagjes “5 maj” po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre pasi nuk kanë marrë përgjigje për mënyrën e dëmshpërblimit si dhe cilat banesa do të prekë projekti. Ata kanë kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të shpalosë projektin. Deri tani janë shembur disa banesa të familjeve në “5 maj”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj protesta e 5 majit edi rama erion veliaj protesta e 5 majit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...