Aktualitet

150 kuota të reja, Ministria e Shëndetësisë marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë

22 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
150 kuota të reja, Ministria e Shëndetësisë marrëveshje

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Mjekësisë firmosën sot Memorandumin e Bashkëpunimit. Dy drejtuesit e institucioneve përkatëse, Ogerta Manastirliu dhe Arben Gjata i hapën rrugën bashkëpunimit mes palëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të shtohen edhe 150 kuota të reja studentësh në UM. Lajmi u konfirmua vetë nga ministrja Manastirliu.

“Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë në vit. Kjo është pjesë e planit tonë disavjeçar për të patur më shumë mjekë të përgjithshëm”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja shtoi se spitalet rajonale do të jenë në funksion edhe për formimin e edukimin të studentëve dhe specialistëve të rinj në mjekësi.

“Nuk është një sfidë e lehtë për të realizuar standardet me universitetet e tjera, në qytete të tjera, sikurse është Universiteti i Durrësit apo Universiteti i Elbasanit, por ngarkesën më të madhe do ta ketë sërish Universiteti i Mjekësisë së Tiranës. Ndërkohë që do të kemi mundësi që në sajë të investimeve që kemi bërë në gjithë këto vite, spitalet rajonale duke filluar nga spitali Rajonal i Elbasanit, spitali Rajonal i Durrësit, i Shkodrës dhe mbi të gjitha Spitali Memorial, i cili është një spital që ofron shërbime terciare për qytetarët e rajonit të jugut, do të kenë mundësi që të vënë hapësirat edhe burimet e tyre njerëzore në funksion të rritjes të kapaciteteve, të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të mjekësisë”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjata ministria e shendetesise ogerta manastirliu universiteti i mjekesise arben gjata ministria e shendetesise ogerta manastirliu universiteti i mjekesise

Sondazh

Poll