Sport

VIDEO/ Everton “viktima” e radhës e Manchester Cityt, tre gola për tri pikë!

21 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Everton “viktima” e radhës e Manchester Cityt, tre gola

ANGLI – Në javën e 12-të të Premier League, Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore spektakolare. Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur fitoren me rezultatin e pastër 3-0, përballë skuadrës së Evertonit.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Raheem Sterling (44’), ku sulmuesi i “Tre Luanëve” shënoi në ndeshjen e tij numër 300 në Premier League, por e bukura e këtij goli ishte te asistimi i Joao Cancelo.

Rodri (55’) u përkujdes për golin e dytë të Man.Cityt dhe më të bukurin në ndeshje, e ndoshta edhe në garë për golin e sezonit. Rezultati final u vendos nga portugezi Bernardo Silva (86’) që fiksoi shifrat 3-0.

Manchester City shkon tani në kuotën e 26 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me tri pikë më pak sesa Chelsea në vendin e parë dhe një më shumë sesa Liverpool në vendin e tretë. Everton mbeti në kuotën e 15 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 11-të.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester city pep guadiola të thotë për trajnerin pep guardiola premier league skuadra e pep guardiolas skuadrës së evertonit manchester city pep guadiola të thotë për trajnerin pep guardiola premier league skuadra e pep guardiolas skuadrës së evertonit

Sondazh

Poll