Politike

“Të marrshin t’keqen”, Berisha flet për Ramën e Soros, gratë shpërthejnë në ovacione

21 Nëntor 2021, 16:38 Nga DOSJA
“Të marrshin t’keqen”, Berisha flet për Ramën e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione nga gratë demokrate. Teksa fliste për periudhën që u shpall non-grata, Berisha tha se kjo gjë u bë pa pasur asnjë lloj prove. Ai shtoi më tej se asnuk s’kishte asnjë dokument për ta shpallur non-grata, por që plani u thur nga kryeministri Edi Rama e filantropi George Soros.

“Dy muaj më parë ishim në një greminë kur nisi një akt pabesie. Gjykata Kushtetuese riktheu truallin e teatrit. Çfarë bënë narkos në krye të qeverisë, për të treguar se reforma dhe drejtësia s’kishin qëllim tjetër vetëm për të vendosur atë që donin të bënin, këta s;kanë as ligj dhe as Kushtetutë. Truallin e kanë dërguar nga Ministria e Shëndetësisë tek Bashkia Tiranë. E din ipse? Sepse llogaria e qeverisë tek Fusha është dhjetëra mijëra e miliona euro. Para se të votohej ligji ai ka paguar dhe tashmë ata janë peng i parave të marra, nuk kanë më ligj. S’është gjë Belinda Balluku nga ç’është Pamela. Kanë marrë Vettingun në dorë ajo dhe Ëngëll Agaçi. Vihet fshesa sipas krahinave dhe besimit fetar. Lexoni studimin që ka bërë Euroneës, tregon se vetëm 6% e shqiptarëve mendonin se ia vlente ajo kosto për këtë reform. Vetëm 14% e atyre që s’kanë votuar as PD-në e as PS-në, të tjerët asnjë përqind. Jetojmë në një narkoshtet. Zonja dhe zonjusha ne mblidhem sot krenarë e shpëtimtarë. Sepse ne e shpëtuam PD-në. Plani i tij ishte shndërrimi i Shqipërisë në një ministri të Ramës. Dhe më pas ishte Sali Berisha, ai që ju i besonit. Rama dhe Soros e dinin që unë s’do tëp ranojë kurrë një pakt me Partinë Socialiste. E kam bërë të qartë gjatë fushatës elektorale dhe më pas vendosën që të më ndëshkonin pa asnjë fakt e asnjë dokument. Në këtë mënyrë me peng-Bashën do merrnin çdo vendim kundër Shqipërisë. George Soros është armiku i Shqipërisë,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha me grate demokrate berisha me grate demokrate

Sondazh

Poll