Politike

Rikthehet Zyraja: Ç’revolucion më pret më 12? Ramën e kam nxjerrë 3 herë nga makina

21 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Rikthehet Zyraja: Ç’revolucion më pret më 12? Ramën

TIRANË– Zyra Sora e cila e etiketon veten si gruan e revolucioneve e ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha se çfarë e pret më datë 12 dhjetor, një ditë pasi të zhvillohet Kuvendi Kombëtar. E pranishme në foltoren e Berishës me gratë demokrate, Sora tha se edhe Ramën e ka nxjerrë tre herë nga makina, pavarësisht se ishte i gjatë. Sipas zonjës në fjalë, kryeministrin Edi Rama e ka tronditur mbiemri i saj, por arsyen s’e tregoi.

“Kemi dhe 98 kur më morën peng SHIK-u i Fatos Klosit e më hodhën andej. Erdhën gazetarë të huaj dhe gazeta Vatra shkroi shumë për mua. më 11 do të mblidhemi, po me 12 çfarë revolucioni më pret mua? Unë s’jam as për ku do punoj, as më jep këtë apo atë, unë jam e revolucioneve. S’kisha frikë kur shkova edhe atje tek panairi i punësimit që ishin të gjithë ministrat, vetë e mora iniciativën, prita dhe Edi të dilte jashtë, ishte shumë i gjatë e ashtu por e nxorra nga makina nja tre herë, sepse i thashë mbiemrin Sorra. Ai mbiemër e tronditi një çikë se komshi e kemi patur dhe dimë ca gjëra,”- tha Sora. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha zyra sora aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha zyra sora

Sondazh

Poll