Politike

“Më ka vënë përgjues”, Berisha tregon ç’i thonin burimet amerikane për Bashën

21 Nëntor 2021, 17:04 Nga DOSJA
“Më ka vënë përgjues”, Berisha tregon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i zhvillonte bisedat në zyrën e tij pasi mendonte se i kishin vënë përgjues. Nga foltorja që mbajti me gratë demokrate, Berisha u shpreh se burimet amerikane i kanë treguar atij se madje Basha i thoshte edhe ambasadores amerikane që të dilnin e të bisedonin jashtë zyrës së tij. Ish-kryeministri shtoi se ai kurrë nuk do ta pranonte Bashën në krye të Opozitës për një mandat të tretë.

“Është një listë gjatë në rrjet me personat e shpallur non-grata në të gjithë botën. Merreni dhe kontrollojeni, nuk është shpallur askush non-grata siç është shpallur Sali Berisha, unë s’i kam kërkuar kurrë ndihmë askujt, ndihma e Zotit, penda ime them unë. Burimet amerikane më thonin se ky i thoshte ambasadores amerikane, hajde të dalim nga zyra se më ka futur Berisha përgjues në zyrë. Të dalim. Por unë nuk e pranoja kurrë atë në krye të Opozitës për një mandat të tretë,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll