Politike

Ish-kryeministri: Rikthimet janë histori suksesi! Do bëj të harrohet Berisha i dytë

21 Nëntor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Ish-kryeministri: Rikthimet janë histori suksesi! Do bëj të

TIRANË– Për ish-kryeministrin Sali Berisha rikthimet kanë treguar se janë gjithmonë histori suksesi. Nga foltorja që mbajti me gratë demokrate, Berisha tha se Sali Berisha i tretë që po vjen do të bëjë që njerëzit të harrojnë atë të dytin. Ai shtoi më tej se kushdo që mendon se ai është e shkuara, mund të futet në garë me të dhe ta provojë vetë.

“Këto 8 vite Shqipëria jo që nuk ci përpara, por bëri prapa. Sot shqiptarët marrin rrogat më të ulëta në rajon dhe kanë çmimet më të larta. Buka kushton shumë herë më shumë se në BE, nafta me të njëjtin çmim me atë në Zyrih apo Gjenevë, vende që e kanë pagën mesatare të paktën 10 herë më të lartë se Shqipëria. Nga një vend që po thithte investime të huaja, në 8 vite u larguan njëri pas tjetrit investitorët. Ky vend humbi 530 mijë të rinj në vende të huaja. Në një përpjekje makabër, Rama me mafian ndërkombëtare mendoi të asgjësojë opozitën. Ky është një rikthim i thirrur nga rrethanat. Rikthimet kanë treguar se janë histori suksesi. Cilido që thotë se është e shkuara, e ftoj të futet në këtë garë e të provojë. Nëse fiton besimin e demokratëve, unë do t’i shpreh besimin tim. Rikthimet në histori janë histori suksesi. Do jetë Sali Berisha i tretë, do bëjë të harrohet Sali Berisha i dytë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll