Politike

Vokshi flet krah Berishës: Basha më akuzoi rëndë, ja ku i ka gratë, s’i nxë salla

21 Nëntor 2021, 17:28 Nga DOSJA
Vokshi flet krah Berishës: Basha më akuzoi rëndë, ja ku i ka

TIRANË– Albana Vokshi e ka konsideruar të pakuptimtë qëndrimin e saj në zyrën e Partisë Demokratike. E gjendur në fotloren që mbajti sot ish-kryeministri Sali Berisha me gratë demokrate, ajo tha se kryedemokrati Lulzim Basha e ka akuzuar për veprime anti-statuore. Vokshi tha se ajo s’mund të qëndronte në një zyrë në momentin që të gjitha gratë demokrate do të ishin në foltore, krah Berishës. Vokshi shtoi se herën tjetër gratë do të mblidhen në një shesh, pasi salla nuk i nxë më. 

Pjesë nga fjalët e tyre:

Sali Berisha: Një ditë Basha mori në telefon Vokshin dhe i tha kam shpallur garën për kryetaren e re. më 11 dhjetor do të jetë rithemelimi i PD-së. 18 është anti-Kuvendi. Dua t’i them dhe diçka Ramës. Je daja yt në vitin 90, daja i tij Spiro Koleka bërtiste dhe thoshte tu fusim tanket, ata nuk e dëgjuan sigurisht. Edi rama nuk ka tanke, por ka pengje, ka Bashën dhe pengjen, ndaj ne do t’i përgjigjemi Ramës.

Albana Vokshi: Kam emocione, e di që kemi të gjithë emocione, në këtë sallë janë qindra delegate që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më datë 11. Kanë ardhur nga gjithë Shqipëria, kanë ardhur edhe nga Londra. Nuk janë në kasafortë por janë këtu përballë. Përulem me respket ndaj gjithsecilës prej jush. Në këtë sallë janë të gjithë kryetaret e zgjedhura në procesin e sapopërfunduar. Me parimin një anëtar një votë. Këtë strukturë Basha ka dashur ta zhbëjë vetëm për të dashur ta kontrollojë. Por ja ku jemi, jemi këtu. Në telefonatën që më bëri Basha hodhi akuza të rënda. Herën tjetër do mbushim sheshin sepse kjo sallë nuk ju nxë më. Akuza ishte që ishim përfshirë në veprime antistatuore. Kur ishte? Fakti që kemi firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit? Nuk e zhbën dot punën tuaj zoti Basha sepse keni dalë derë më derë për të mbledhur vota. Unë zgjodha foltoren sepse unë s’mund të rrija vetëm në një zyrë bosh, kur ju do të ishit. Që ta dini ju, unë nuk kam as post partiak, pasi ai kryetari që ka qenë gjithmonë në krye nuk e di se ç’është sakrifica, nuk e di se ju keni lënë fëmijët vetëm e keni shkuar nën çadër, nuk e di që fëmijët tuaj janë marrë e janë futur në komisariate, që ne na kanë gjuajtur edhe me plumba, familjen time, sepse motra ime jepte LIVE protestat e PD-së. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes albana vokshi berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes albana vokshi berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll