Politike

“Jeni out”, Braçe-Ramës: Unë nuk keqinformoj, blerësi del i humbur me këtë skemë

21 Nëntor 2021, 16:01 Nga DOSJA
“Jeni out”, Braçe-Ramës: Unë nuk keqinformoj,

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk ka pranuar se është një keinformues ashtu siç edhe e etiketoi sot kryeministri Edi Rama kur tha se të gjithë ata që shkruajnë në Facebook në lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin e bujqësisë, janë ‘out’ dhe nuk dinë çfarë flasin. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se problemi me skemën aktuale të TVSH-së në bujqësi është se blerësi del i humbur dhe nuk ka interes ta blejë produktin vendas. Sipas Braçes, duhet barazim i TVSH-së në shitje dhe në blerje, siç edhe është në sektorin e peshikimit.

Postimi i plotë:

Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them. Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj; Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar; që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?! Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:  Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);  Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë; Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku: 471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë. Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë. Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje: 20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh.

pra: Blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë; Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë. llogaria shumë e qartë: 108.3-28.5=79.8 lekë! Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë! Tani pyetje kam: Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse? Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin? Askush! Kaq e thjeshte është. Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri; Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë; Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Sot kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin e ri për bujqësinë për vitin 2022. Ai iu përgjigj komenteve negative duke thënë se ata që shkruajnë nga ‘smartphone’ në Facebook se sektori i bujqësisë ka marrë fund, janë ‘out’ dhe nuk dinë çfarë flasin.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama erion brace edi rama erion brace

Sondazh

Poll