Politike

Berisha: Kam 26 statuse kundër Suel Çelës, Basha s’ia përmendte emrin

21 Nëntor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Berisha: Kam 26 statuse kundër Suel Çelës, Basha s’ia

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar që të ketë pasur ndonjëherë lidhje me Suel Çelën, emër i denoncuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi si person që u ka bërë presion demokratëve për të firmosur formularin për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor

Nga foltorja që mbajti me gratë demokrate, Berisha tha se ai vetë ka bërë të paktën 26 statuse kundër Çelës, kurse kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka guxuar që t’i përmendë as emrin. Madje ai shtoi se Basha nuk i ka përmendur emrin as kryeministrit Edi Rama.

“Në Librazhd dhe këtu, dua tu them demokratëve të Elbasanit se Sali Berisha ka në librarinë e tij digjitale 26 statuse në të cilat denoncon me emër Suel Çelën dhe banditë të tjerë të Elbasanit. E kam bërë këtë pasi ata kanë kërcënuar qytetarët e Elbasanit dhe është njësoj si të më kenë kërcënuar mua. Nuk gjen një status apo reagim të Bashës që del e flet mbi gjysmë ore dhe nuk përmend emrin e Ramës. Dhe i thoja s’i ka mundësi more zotëri, thoshtë unë kështu e kam. I thoja kështu e ke ti, por s’e ka Opozita. Asnjë emër nuk përmendte. Ne jemi për bashkimin, në statutin tonë nuk ka ekzistuar përjashtimi, sigurisht që janë larguar njerëz, nuk them që nuk janë larguar, por kemi bashkëpunuar. Ne do të bashkohemi me të gjithë ata që duan të bashkohen me Partinë Demokratike,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate sali berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate sali berisha

Sondazh

Poll