Politike

VD-Protesta e fermerëve në Lushnje, Rama: U them shumë thjesht,takohemi vitin tjetër

21 Nëntor 2021, 10:20 Nga DOSJA
VD-Protesta e fermerëve në Lushnje, Rama: U them shumë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u tha ditën e sotme fermerëve të Lushnjes se vitin tjetër do të kenë më shumë përfitime se sot. Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për fermerët, Rama tha se kanë vendosur që të heqin rimbursimin 6% pasi do të shfrytëzohen kapacitetet e grumbulluesve për të dërguar paratë te fermerët.

Protesta janë legjitime, por besoj që ata që kanë marrë pjesë, janë të keq informuar. Është e thjeshtë në shifra. Dhe pse kemi vendosur të heqim rimburismin 6% dhe çfarë do të bëjmë me ata para? Se këto janë të nevojshme për të kuptuar. Është hedhur një hapa para dhe jo mbrapa. Me këtë skeme 6% ne synonim që përmes shfrytëzimit të kapacitetit të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri. Shifra në fund fare ka rezultuar shifër modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Në këtë fazë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë. Ka rezultuar rreth 9 milion dollar. Dhe të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Presh shifrën e 1.3 miliard dollar, dhe sa mundtë impaktohet nga 9 milion euro. Në bëjmë shumë me këtë duke synuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet.

Të gjithë atyre që dolën atje për rimbursimin e TVSH-së, iu them shumë thjesht, do takohemi prapë vitin tjetër, do jeni përfitues më shumë seç kishit. Se bujqësia, ekonomia do përfitojë më shumë. Nuk e kam tauar ende sot asnjë sipërmarrës, as në qytet e fshat që nuk ka vende të lira pune.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për bujqësinë!Rama: Protestuesit të keqinformuar, vendosim sistem sigurimi

(a.b)./dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per fermeret edi rama buxheti 2022 per fermeret edi rama

Sondazh

Poll