Sport

Hamilton i papërmbajtshëm, Verstappen i dyti. Alonso pas shtatë vitesh në podium…

21 Nëntor 2021, 16:08 Nga DOSJA

KATAR – Piloti britanik Lewis Hamilton i Mercedesit triumfon në Grand Prix të Katarit në Formula 1 përballë pilotit holandez Max Verstappen të Red Bull, i cili korrigjon penalltinë e minutës së fundit, me pesë vende në startin e nisjes së kësaj gare. Ndërkohë, piloti veteran spanjoll Fernando Alonso, pas shtatë vitesh ngjitet në shkallën e tretë të podiumit me Alpin.

Gjithsesi, kjo garë ishte pa histori për vendin e parë dhe të dytë, por e gjallë në pozicionet që caktojnë pikë (Perez i katërt, Ocon i pestë), ndërkohë që Ferrari nuk shkoi përtej vendit të shtatë dhe të tetë me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, duke mos qenë fare protagonist.

Në dritat e Losail shkëlqeu edhe një herë ylli i Hamiltonit, i cili pas Brazilit i dha një tjetër goditje Verstappen-it, duke iu përgjigjur dy fitoreve të rivalit holandez në Austin dhe Mexico City, duke e çuar veten në vetëm 8 pikë, dy gara para fundit të Botërorit.

Max ishte shumë i mirë në reagimin ndaj penalltisë, por ky GP vërtetoi gjithashtu se Mercedes, pas Meksikës, ka nisur kthesën. Hamilton fluturon, Verstappen nuk mban ritmin dhe me gjasa, me dy fitore në Jeddah dhe Abu Dhabi, titulli për pilotë mund t’i shkojë përsëri Lewisit, pavarësisht pozicionit të Max.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport grand prix të katarit holandez max verstappen të red bull luis hamilton i mercedesit maks verstapen të red bull piloti britanik lewis hamilton grand prix të katarit holandez max verstappen të red bull luis hamilton i mercedesit maks verstapen të red bull piloti britanik lewis hamilton

Sondazh

Poll