Memelli: “Shpërdoruam përpara porte, duhen komplimentuar djemtë për atë që dhanë”
KAMEZ – Pas barazimit në stadiumin e qytetit të Kamzës ndaj Teutës, në mikrofonat e “SuperSport” trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shfaq mjaft i kë...
KAMEZ – Teuta-Skënderbeu, luajtur në Kamzë përfundoi në barazim 2-2. Sfida e tretë pa fitore në Abissnet Superiore për ekipin e Edi Martinit, i cili nuk e fsheh zhgënjimin për dy pikët e humbura në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Ajo që më shqetëson është pësimi i golave që marrim. Janë gola naivë që vijnë për mungesë përqendrimi. Duhet më autoritet në lojë për të fituar ndeshjen, gjë për të cilën sot lamë për të dëshiruar”.
Mungesat? “Nuk dua të justifikohem për mungesat, jemi ndërtuar për kampion. Duhet ta qarkullonim topin më shumë pas avantazhit tonë, nga frika u kthyem në mbrojtje dhe Skënderbeu e shfrytëzoi. Duhet të jemi më të qetë. Në momentet që je duke fituar, atëherë duhet të ishim më të qetë, duhet ta menaxhonim më mirë 20 minutëshin e fundit. Duhej më tepër autoritet dhe qarkullim topi”.
Kalendari? “Kur je nën presionin e pikëve, edhe ekipi futet në stres, por nuk kemi çfarë bëjmë, të pranojmë rezultatin. Ne maloret i kemi pasur tëposhte dhe tëposhtet i kemi pasur malore. Na kthehen ndeshjen tjetër lojtarët që nuk luajtën sot. Lufta është e hapur, ekipet janë afër njëri-tjetrit”.
A ishte i drejtë barazimi? “Unë them që humbëm 2 pikë, patëm mundësi të shënonim golin e tretë. Kishim punuar shumë për të pasur kujdes sulmuesit e tyre në goditjet standarte. Punuam të mos dëmtoheshim nga topat e gjatë dhe goditjet standarte, por aty erdhi goli”.
Kartonët? “Teuta ime ekipi më i ndëshkuar me kartonë? E vërtetë, duhet të jemi më të kujdesshëm, edhe vjet jemi ndëshkuar. Është një pikë që duhet të rregullohet, lojtarët me eksperiencë duhet të qetësojnë vetën dhe të tjerët”.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KAMEZ – Pas barazimit në stadiumin e qytetit të Kamzës ndaj Teutës, në mikrofonat e “SuperSport” trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shfaq mjaft i kë...
KAMEZ – Teuta ka barazuar 2-2 me Skënderbeun në Kamëz. Sfida e javës së 9-të në Abissnet Superiore ka dhuruar emocione, katër gola të ndarë dy e nga dy, p...
ANGLI – Para pak çastesh, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer. Drejtuesit e lartë të kë...
ANGLI – Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, do të largohet nga klubi pas humbjes 4-1 të së shtunës nga Watford. Nuk ka pasur asnjë konfirmim...
SHBA – Shumë nga sekretet e Mike Tyson u zbuluan nga ish-truproja dhe shoferi i tij, Rudy Gonzalez. Siç tha ai, legjenda e boksit kishte aq shumë a...
SPANJE – Dje, në mediat spanjolle ka qarkulluar një lajm për mundësinë e një lamtumire të shpejtë të sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero, pas një problem...
SPANJE – Në fund të ndeshjes kundër Espanyolit, e cila shënoi debutimin e tij në stolin e Barcelonës, trajneri i ri Xavi Hernández, ka analizuar ecurinë e...
ITALI – Ciro Immobile qan dhe buzëqesh. Me një fjalë: emocione. Ai nuk zbriti në fushën e ‘Olimpico’-s për shkak të një dëmtimi muskulor, por gjithsesi zb...
ITALI – Lazio vuan më shumë se sa pritej nga mungesa e Ciro Immobile dhe ndaj Juventusit arriti një humbje 2-0, që komplikon pozicionet e renditjes së Mau...
ANGLI – Dy trajnerë kanë debutuar në javën e 12-të të Premier League dhe për rastësi, si Dean Smith në pankinën e Norwich, por edhe Steven Gerrard në atë ...