Aktualitet

Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Kushi: Jam e tronditur, aksesi i fëmijëve online alarmante

21 Nëntor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Kushi: Jam e tronditur, aksesi i

TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social. Kushi e kishte ngritur edhe më parë disa herë, ku më e fundit ishte para disa ditësh në aktivitetin e prezantimit të projektit “Shkollat për Shëndetin”, ku vuri në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si dhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Kushi shkruan se aksesi i fëmijëve në internet është alarmate, pasi ata marrin informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre.

REAGIMI:

URGJENTE!Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është njënga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!

LAJMI KRYESOR:Vetëvarja e 13-vjeçarit/ Dyshohet se po bënte video në Tik-Tok, Kushi: Tronditëse

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll