Aktualitet

Shkeli arrestin e shtëpisë, qëlloi me armë në ajër, arrestohet i riu në Krujë(EMRI)

21 Nëntor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Shkeli arrestin e shtëpisë, qëlloi me armë në

KRUJË– Leonard Balla është vënë në pranga nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim. 21-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest me burg’ duke qëlluar me armë zjarri në fshatin Arrameras. Policia mori njoftimin e në fshat ishin dëgjuar të shtëna me armë, duke bërë që të zhvillohej operacioni për kapjen e të riut. Balla, sapo pa policinë ka fshehur armën duke u larguar, mirëpo u kap disa minuta më vonë.

NJOFTIMI:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Arrameras, arrestohet në flagrancë nga Policia.21-vjeçari, me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit se në fshatin Arrameras, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me forcën operacionale të DVP Durrës kanë shkuar në drejtim të vendit ku ishte dhënë njoftimi.Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 21 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje.Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte shkuar në fshatin Arrameras dhe në orët e mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave.21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kruje kruje leonard balla arrestim ne kruje kruje leonard balla

Sondazh

Poll