Aktualitet

Drejtësi për Mateon/Protesta para burgut, familja kërkon Çalamanin, nëna: Ma sillni!

21 Nëntor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Drejtësi për Mateon/Protesta para burgut, familja kërkon

VLORË– Protesta e cila kishte si synim drejtësi për vrasjen e Mateo Vasiut nisi ditën e sotme para paraburgimit të Vlorës, ku dhe ndodhet vrasësi i tij. Familjarë të shumtë u mbledhën para kangjellave të burgut me pankarta duke bërë thirrje për varjen e autorit të ngjarjes (Klodian Çalamanit).

Mes familjarëve në protestë ishte dhe nëna e Mateos, e cila tentoi që të ngjitet nga kangjellat e burgut dhe të futet brenda. Ajo ka kërkuar që vrasësi i djalit të saj, ta shoh në sy dhe t’i thotë arsyen se përse e bëri këtë veprim.

Ndërkohë që qytetarë të thjeshtë si dhe të afërm të Mateos, janë vetëofruar që të futen brenda në burg dhe të bëjnë vetëgjyqësi, nëse autoritetet nuk vendosin që ta varin Çalamanin. As të sharat nga ana e familjarëve të Mateos nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme në paraburgimin e Vlorës.

Pas protestës në paraburgim, familjarët dhe të afërmit me pankarta në duar e kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të qytetit bregdetar. Në një tubim paqësor, të cilit i janë bashkuar qytetarë të ndryshëm, familjarët kërkojnë dënimin maksimal për vrasësin e Mateos.

Me pankarta, familjarët janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e makinave në shenjë proteste, ndërkohë që një detaj preksës gjatë kësaj proteste është edhe momenti, kur babai i Mateos, ulet dhe puth fotografinë e të birit.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.

E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fotot/ Protesta për vrasjen e Mateo Vasiut, pamjet prekëse të familjarëve

Vrasja e Mateos, familjarët bllokojnë qarkullimin në Vlorë, babai puth foton e tij

Familjarët e 8-vjeçarit gjuajnë me gurë, nëna i merr radion policit, ia hedh në tokë

FOTOT/ Protesta për vrasjen e Mateos zhvendoset në qytetin e Vlorës

Protesta për Mateon, i afërmi: Do futem brenda, do ja rjep brinjët

Protesta për vrasjen e Mateos, qytetari: Do ta varim vetë

Nëna e Mateos: Na e nxirrni autorin nga burgu, të tregojë pse ma vrau djalin

TENSIONE jashtë burgut të Vlorës! Nëna e Mateos ngjitet sipër kangjellave

‘Drejtësi për Mateon’/ Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë të futen në burgun e Vlorës

(I.A;a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani proteste ne vlore vritet i mituri ne fier klodian çalamani proteste ne vlore vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll