Aktualitet

Drejtori i Policisë Rrugore: Kemi ulje te aksidenteve dhe humbjeve të jetës

21 Nëntor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Drejtori i Policisë Rrugore: Kemi ulje te aksidenteve dhe humbjeve të

TIRANË- Policia e Rrugore ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësore në kuadtër të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Trafiku Rrugor. Në aktivitetin e bërë, Policia i bën thirrje qytetarëve dhe shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në fjalën e tij, drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ëshët shprehur se vit pas viti ka një ulje të statistikave të aksidenteve apo edhe humbjeve të jetës. Ai gjithashtu u bërti një apel shoferëve që të respektojnë masat e vendosura si dhe t’i japin përparësi këmbësorëve.

“Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë në muajin, kemi 17 të vdekur më pak. Nuk bëjmë me 2021 sepse ka qenë një vit pandemik me numër të kufizuar lëvizjesh. Pas meje është një improvizim i një ngjarje aksidentale, qëllimi është sensibilizimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm mos të kalojnë normat e shpejtësisë, mos të bëjnë parakalime të gabuara, të respektojmë këmbësorët jo vetëm në vijat e bardhe por edhe kudo ku hasin në rrugë, të vënë rripin e sigurimit dhe mos të përdorin celularin.

Do jemi të kujdesshëm qoftë me tejkalimin e shpejtësisë por edhe me respektimin gjithë rregullave. Policia ka shtuar flotën e saj të mjeteve për të evidentuar çdo shkelje. Dua të sqaroj që këta mjete kanë qëllimi nuk është të rrisim masat administrative, por të parandalojmë, por edhe shkelet dhe zbatimi i rregullave të jetë maksimal. Qellim kemi shpëtimin e jetëve”, tha Qato.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet rrugore altin qato aksidentet rrugore altin qato

Sondazh

Poll