Aktualitet

Plagosja në ish-Bllok! Arrestohet bashkëpuntori, 44-vjeçari u largua pas ngjarjes

21 Nëntor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Plagosja në ish-Bllok! Arrestohet bashkëpuntori, 44-vjeçari u

TIRANË– Ditën e sotme, policia ka bërë të mundur arrestimin e një 44 vjeçari me inicialet V.S i cili u shpall në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë në zonën e ish-bllokut. Në datë 6 nëntor Kridens Meçollari plagosi me armë zjarri Ilir Shkurtin për shkak të një konflikti që kanë pasur vite më parë së bashku.

Akuzat që rëndojnë ndaj 44 vjeçarit të arrestuar ditën e sotme janë moskallëzimi i krimit dhe përkrahja e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ilir shkurti plagosja ne ish-bllok renis selimaj plagoset ilir shkurti plagosja ne ish-bllok renis selimaj

Sondazh

Poll