Aktualitet

U punësuan si roje, dy persona vjedhin materialet e kompanisë, vihen në pranga

21 Nëntor 2021, 10:48 Nga DOSJA
U punësuan si roje, dy persona vjedhin materialet e kompanisë, vihen

FIER– Dy persona janë arrestuar në qytetin e Fierit pasi kanë shpërdoruar detyrën. Në pranga kanë përfunduar Redjan Xhafa, 39 vjeç dhe Argestino Nushi, 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF). Këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

NJOFTIMI I POLICISË:

-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në DVP Fier ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, Redjan Xhafa, 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Argestino Nushi, 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier fier arrestim ne fier fier

Sondazh

Poll