Aktualitet

Buxheti për bujqësinë!Rama: Protestuesit të keqinformuar, vendosim sistem sigurimi

21 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Buxheti për bujqësinë!Rama: Protestuesit të keqinformuar,

TIRANË-Buxheti 2022 për fermerët u prezantua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Përballë fermerëve, Rama dhe ministrja bënë të ditur se 7.1 miliardë lekë do të shkojnë në mbështetje dhe për investimet që kanë të bëjnë për zhvillimin rural.

Pikat grumbulluese do të rriten në vend, duke u shtuar numri i tyre, u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme, duke kërkuar që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo në përfitimet që mund të merren prej tyre. Kreu i qeverisë foli dhe për fermerët e Lushnjes të cilët kanë protestuar ditët e fundit, duke thënë se ata janë keqinformuar në mënyrë të qëllimshme.

Rama tha se po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djerrja e tyre të mos shkojë kot në rast fatkeqësisht nga ku do të mbrohen. Me këtë risi, fermeët do të kenë sistemin e tyre të sigurimit të prodhimit të tyre në rast të fatkeqësive.

Satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.

Sigurim i kombinuar me teknologjinë. Bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit. Kjo është një nga komponentët që do mbulojnë satelitetët tanë.” tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama ka pasur edhe një këshillë për fermerët që prodhimin ta nxjerrin nga tokat e tyre por në fund kur ta shesin të bëhen bashkë në mënyrë që të mund të negociojnë me blerësit. Kryeministri përmendi edhe nismën “Open Balkan” ku tha se së shpejti do të mund të këtë treg për prodhimet e mishit në Maqedoni dhe në Serbi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Marrëveshja me Serbinë dhe Maqedoninë për tregun e mishit, Rama: Arritje!

Rama: Fusim sistem mikro-sigurimi për prodhimet e fermerëve në rast fatkeqësish

Protesta e fermerëve në Lushnje, Rama: U them shumë thjesht, takohemi vitin tjetër

Akademia e barinjve, Rama:Bëjmë humor me këtë, ata që janë më budallenj se ne e kanë

Buxheti për fermerët/Krifca: 7.1 miliardë për mbështetje dhe investime

Protestat dhe komentet/ Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, jeni “out”

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike buxheti 2022 per fermeret edi rama frida krfica buxheti 2022 per fermeret edi rama frida krfica

Sondazh

Poll