Sport

Pankina e United bosh, drejtori Fletcher në krye të “Djajve” ndaj Villarrealit…

21 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Pankina e United bosh, drejtori Fletcher në krye të

ANGLI – Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, do të largohet nga klubi pas humbjes 4-1 të së shtunës nga Watford. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar, por mësohet se të gjitha figurat e larta të klubit, përfshirë pronarët e Glazers, kanë diskutuar të ardhmen e tij.

Eshtë vendosur që humbja e Watford do të ishte ndeshja e fundit e Solskjaer në krye të United dhe do të bisedohet për gjetur mirëkuptim për largimin e tij.

Raportohet se drejtori teknik Darren Fletcher do të marrë përsipër udhëtimin e së martës në Champions League te Villarreal.

Është e mundur që trajneri, Michael Carrick të qëndrojë në “Old Trafford”, pavarësisht se është pjesë e një ekipi teknik drejtues përgjegjës për një seri rezultatesh të tmerrshme gjatë së cilës United ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit të saj.

Disa menduan se 48-vjeçari ishte me fat, që i mbijetoi gjatë pushimit të fundit të ndeshjeve të kombëtareve, përpara të cilave United pësoi një humbje 5-0 në shtëpi nga Liverpool dhe u mund në një mënyrë shumë të turpshme 2-0 nga Manchester City.

Megjithatë, si humbja në Watford, ashtu edhe mënyra e paraqitjes së skuadrës, e cila përfshinte një karton të kuq për kapitenin Harry Maguire, kanë ndryshuar peizazhin. Portieri i United, David de Gea e përshkroi humbjen kundër Watford si “të turpshme” dhe “një tjetër makth”, çka e la skuadrën në vendin e shtatë në Premier League.

Kualifikimi në fazën eliminatore të Champions League është në rrezik. Figurat e larta të United nuk ishin të përgatitur të rrezikonin një humbje tjetër nga skuadra e Unai Emery, atyre u duhet të paktën një barazim ndaj Villarrealit për të vazhduar më tej. Spanjollët ishin shumë më të mirët kur luajtën në “Old Trafford” në shtator, dhe United i mundi vetëm falë golit të minutës së fundit të Cristiano Ronaldos.

Solskjaer zëvendësoi Jose Mourinhon në mënyrë të përkohshme në dhjetor 2018. Më pas atij iu dha puna me kohë të plotë në mars 2019, në një marrëveshje trevjeçare, ndërkohë që në korrik nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2024.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport asnjë konfirmim zyrtar drejtori teknik darren fletcher ish-ylli i manchester united kapiteni i manchester united michael carrick ole gunnar solskjaer asnjë konfirmim zyrtar drejtori teknik darren fletcher ish-ylli i manchester united kapiteni i manchester united michael carrick ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll