Aktualitet

Gjirokastër/ Ngacmoi seksualisht të miturën, shtyhet gjyqi për mësuesin 63-vjeçar

19 Shkurt 2019, 15:48 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Ngacmoi seksualisht të miturën, shtyhet gjyqi

GJIROKASTËR- Është zhvilluar ditën e sotme seanca e parë në ngarkim të mësuesit 63-vjeçar, Myzo Didaj, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur nga Memaliaj.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjirokastër dhe ka zgjatur vetëm 15 minuta. Gjykata ka lënë për një datë tjetër vendimin nëse do shkojë gjykimi në themel në bazë të provave që ka servirur organi i akuzës, apo do t’i rikthehet kësaj të fundit dosja për plotësime.

Avokati i mësuesit pretendon se nuk ka mjaftueshëm prova për të akuzuar për ngacmim seksual 63-vjeçarin.

Avokati i familjes, Idajet Beqiri është shprehur se Dida ka kryer akte të turpshme që e dënojnë atë deri në 6 vite burg.

Ndërkaq i ati i fëmijës është shprehur jashtë kamerave se vajza e tij, është akoma e goditur psikologjikisht madje po trajtohet me barna për shkak situtatës që ka kaluar që prej momentit që u ngacmua seksualisht. Skandali shpërtheu në muajin qershor të vitit të kaluar në Bashkinë Memaliaj ku mësuesi 63-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur brenda ambienteve të shkollës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e gjirokastres idajet beqiri ngacmim seksual gjykata e gjirokastres idajet beqiri ngacmim seksual

Sondazh

Poll