Aktualitet

Protesta/ Gjykata burg për Florenc Hoxhën, Ujkun e Cërrikut dhe 4 të tjerë

19 Shkurt 2019, 15:38 Nga DOSJA
Protesta/ Gjykata burg për Florenc Hoxhën, Ujkun e Cërrikut dhe 4

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 19 të ndaluarit për protestën e Opozitës, të mbajtur më 16 shkurt.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedini, Sajmir Rexhepi, Agim Peposhi, Ferit Dankshi dhe 23-vjeçarin Resul Daci. Me masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë lënë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Festim Taku, Veljon Dine dhe Ndue Tuci. Për të ndaluarit e tjerë, konkretisht: Suzana Dimushi, Mitat Fieraku, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Pëllumb Shelna, dhe Shpresa Lini gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Më herët Prokuroria kërkoi për Florenc Hoxhën dhe 13 persona masën ‘arrest me burg’, për 4 persona kërkoi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për 1 person “arrest shtëpie”. Mbi 19 të arrestuarit rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burg florenc hoxha gjykata protesta e 16 shkurtit ujku cerrikut burg florenc hoxha gjykata protesta e 16 shkurtit ujku cerrikut

Sondazh

Poll