Aktualitet

Majko kundër idesë për ndryshim kufinjsh në Kosovë: Lodër e rrezikshme

2 Shkurt 2019, 07:41 Nga DOSJA
Majko kundër idesë për ndryshim kufinjsh në Kosovë:

Ministri  për Diasporën Pandeli Majko ka deklaruar së fundmi se nuk ka kompromis kur vjen fjala për Kosovën në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve. 

Për “Abc news” Majko u shpreh se askush nuk ka dhënë lejë nga ndërkombëtarët për të bëra gjëra të tilla.  Ai përmendi Berlinin dhe Londrën që janë shprehur hapur kundër idesë të shkëmbimit të teritoreve.

“ Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thosha që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave.

Nuk diskutoj kutinë  e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar”, u shpreh ai .

Duke folur për planin Thaçi -Vuçiç ai nënvizoi se “po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fluturojmë shumë lart”, tha Majko. 

Pak ditë më parë Rama u shpreh në lidhje me këtë çështje”Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar”. 

J.V/Dosja.al

 

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet hashim thaci kosove kufinjte pandeli majko hashim thaci kosove kufinjte pandeli majko

Sondazh

Poll