Aktualitet

KPK e riktheu në detyrë, ONM kërkon apelimin e vendimit për Adnan Kosovën

1 Shkurt 2019, 17:41 Nga DOSJA
KPK e riktheu në detyrë, ONM kërkon apelimin e vendimit për

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë subjektin e rivlerësimit, Adnan Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, më datë 20.12.2018, por ONM( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) shprehet kundër këtij vendimi dhe u ka kërkuar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori Adnan Kosova, u certifikua nga vetting-u për të tre komponentët: pasuri, profesion dhe integritet moral, teksa pritet që Komisioneri Publik të argumentojë ankimimin, duke shpjeguar dhe arsyet përse duhet shkarkuar prokurori në fjalë.

“Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, – thuhet në njoftim.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet adnan kosova komisioneri publik kpk onm prokurori adnan kosova komisioneri publik kpk onm prokurori

Sondazh

Poll