Aktualitet

Refuzimet e vizave për SHBA, Kryemadhi: Nuk ka asgjë të keqe, dhe mua s’mund të ma japin

2 Shkurt 2019, 07:54 Nga DOSJA
Refuzimet e vizave për SHBA, Kryemadhi: Nuk ka asgjë të keqe, dhe

Një ditë me parë Departamenti Amerikan i Shtetit kthehu përgjigje që ish-kryeministri Sali Berisha nuk është një person’ non grata’ në SHBA.

Gjatë një interviste në emisionin  “Java” në RTSH kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se edhe asaj nuk mund t’ja japim vizën njëherë por herën tjetër mund t’ja japin.

Kryemadhi ka theksuar se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.

“Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin.  E ça do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep.

Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.

Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë ne.

Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të media e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë”, u shpreh Kryemadhi.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet monika kryemadhi sali berisha shba viza monika kryemadhi sali berisha shba viza

Sondazh

Poll