Aktualitet

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 45-vjeçari

2 Shkurt 2019, 08:58 Nga DOSJA
I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet me qëllim

Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një 45-vjeçar për qëllim ekstradimi drejt Italisë. Jorgo (Gazment) Selmani rezulton i dënuar me 11 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët” nga Gjykata e Barit në Itali.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll