Aktualitet

Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore, Xhaçka: Puna e palodhur gjithmonë shpërblehet

2 Shkurt 2019, 08:44 Nga DOSJA
Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore,

Gjeneral brigade Albert Mullai është emëruar komandanti i ri i Forcës Tokësore. Muallai ka zëvendësuar kështu gjeneralmajor Nazmi Cahanin, i cili e ka mbajtur këtë post për më shumë se 3 vjet.

Në ceremoninë e emrimit ka qënë e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila deklaroi se vlerësimi i përkushtimit është motoja e punës në Forcat e Armatosura.

Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi.

Pas largimit nga posti i komandantit të Forcave Toksore, gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat e Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albert mullai forcat tokësore nazmi cahani olta xhacka albert mullai forcat tokësore nazmi cahani olta xhacka

Sondazh

Poll