Aktualitet

Has/ Po ecte me shpejtësi tej normave, makina përplas për vdekje këmbësorin

1 Shkurt 2019, 19:46 Nga DOSJA
Has/ Po ecte me shpejtësi tej normave, makina përplas për vdekje

KRUMË– Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Hasit. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të këtij qyteti ku A.A 30-vjeç i cili drejtonte një automjet tip “Range Rover” me targa AA 004 EH ka përplasur për vdekje R.D 75-vjeç.

Nga burime policore bëhet me dije se shkak për aksidentin, mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte “Range Rover”. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen

Njoftimi i policisë:

 Has.

Informacion paraprak.

Më datë 01.02.2019, në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, shtetasi A.A., banues në Zahrisht, Has, duke drejtuar mjetin tip “Rangrover”, ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet aksident has vdekje aksident has vdekje

Sondazh

Poll