Aktualitet

Ku është “Passati”? Si u kthye Blerim Kamberi në njeriun ‘kyç’ të vrasjes së Hoxhës

20 Nëntor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Ku është “Passati”? Si u kthye Blerim Kamberi në

TIRANË– Duket se pengmarrja dhe më pas vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha ka pasur tre persona të prëfshirë. Jo vetëm dy vëllezërit Rrushi. Dëshmitë kontradiktore në lidhje me makinën e përdorur në vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë në Dajt. Gazetari Elton Qyno shkruan se njëri nga shokët e dy vëllezërve të arrestuar për krimin, Blerim Kamberi është kthyer në dëshmitarin kyç, që ka ndihmuar Policinë në zbardhjen e ngjarjes. Por edhe ai dyshohet se është përfshirë në vrasje.

Ajo që e bën Blerim Kamberin, si të dyshuar në këtë krim, janë veprimet e dyshimta të tij. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë, mesnatën e 25 tetorit, duke kontrolluar brenda makinës tip “Passat” me dritën e një çakmaku. Po ashtu, disa çaste më vonë ai shfaqet me një qese të zezë dhe të madhe në duar. Më pas, së bashku me Pajtim Rrushin, i cili pretendon se mikut të të vëllait nuk i dinte as mbiemrin, largohen në drejtim të Malit të Dajtit.

Sërish, nga pamjet e siguruara nga kamerat e një lokali ku ishte parkuar makina, duket qartësisht Blerim Kamberi, por ky pretendon se atë natë ka qenë në afërsi të komisariatit Nr.5 në Tiranë dhe ishte duke lëvizur me automjetin e Fredi Rrushit. Ndërsa Pajtim Rrushi, ka pretenduar se në lokalin e tij, Blerimi i kishte thënë se i kishin ndaluar të vëllanë.

“…Unë jam tronditur kur më tha që më kanë ndaluar vëllain, dhe se Blerimi më porositi që të merrja ca ilaçe dhe t’ia çoja…”-ka treguar Pajtim Rrushi.

Ndërsa në lidhje me makinën, Pajtimi ka treguar në ballafaqimin në polici, se Blerimi i kishte pohuar se makinën e ka parkuar tek stacioni i autobuzit, por gjithashtu shton se nuk mbante mend nëse ia kishte dhënë çelësat e mjetit apo jo.

Por kamerat kanë kapur që: Në orën 19:25 shfaqen në kamera dy shtetasit Blerim Kamberi, i cili ka një qese të madhe në dorë dhe Pajtim Rrushi, i cili shkon në drejtim të derës së shoferit. Ndërsa Blerimi, nga pas mjetit duke u larguar me qesen në dorë. Pajtim Rrushi, hap automjetin me pult dhe lë për disa momente të hapur derën, duke parë rreth e qark dhe më pas futet brenda në drejtim të automjetit. Ndërkohë që është brenda në automjet, tek dera e shoferit, vjen një punonjës policie, i cili pasi komunikon me drejtuesin largohet. Ne orën 19:26, automjeti i dyshuar fillon të lëvizë për t’u larguar…

Megjithatë asnjë nuk tregon ku është mjeti, i cili është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk gjendet as arma me të cilën bisnesmeni është qëlluar dy herë pas koke dhe më pas u gropos në malin e Dajtit. Deri më tani dihet se makina ka qenë në qarkullim edhe pas zhdukjes së biznesmenit, i cili u denoncua nga familja me 23 tetor, madje një ditë më pas kishte marrë edhe një gjobë. Për të zbuluar më shumë se çfarë ka ndodhur, hetuesit po kërkojnë edhe në serviset e makinave në zonën e Kamzës, pasi dyshohet se mjeti është çmontuar për të zhdukur gjurmët.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll