Aktualitet

“Nissan-i” ndalohet për kontroll, shoferi i dehur kërkohej prej kohësh nga Policia

20 Nëntor 2021, 11:30 Nga DOSJA
“Nissan-i” ndalohet për kontroll, shoferi i dehur kërkohej

FIER – Policia e Fierit ka arrestuar dy persona ditën e sotme dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Është arrestuar H.D, një 50-vjeçar nga Frakull e Madhe, Fier i cili kërkohej nga Policia pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur. Arrestimi është bërë pasi Policia ka ndaluar një makinë tip “Nisan” dhe shoferi, i cili ishte i dehur ishte H.D.

R. K., 21 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi kërkohej në Durrës për veprën penale “Mashtrimi.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht shtetasin 37-vjeçar K.L, i cili për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht gazetarin me iniciale A.T.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/ Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç. Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qënë duke drejtuar automjetin tip “Nisan” në gjendje të dehur. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushjë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Durrës për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunë ndaj bashkëshortes dhune ndaj gazetareve drejtonte mjetin në gjendje të dehur policia e fierit dhunë ndaj bashkëshortes dhune ndaj gazetareve drejtonte mjetin në gjendje të dehur policia e fierit

Sondazh

Poll