Aktualitet

VD-Leli pastroi plehrat dy orë para mbërritjes së tij, Rama: Bëjnë sikur punojnë

20 Nëntor 2021, 11:59 Nga DOSJA
VD-Leli pastroi plehrat dy orë para mbërritjes së tij, Rama:

DURRËS– Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur mbeturinat në pyllin e Sodës. Nga Durrësi, aty ku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë takimin me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit, Rama hodhi ‘kunja’ për Dritan Lelin, i cili është i pranishëm. Kreu i qeverisë tha se dhe kur kanë shkuar për ta pastruar kanë bërë sikur ishin duke pastruar.


Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Që nga ajo ditë vazhdon dhe s’ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të thellë futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë bërë sikur kanë shkuar, i kanë marrë plehrat dhe i kanë shtyrë më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli pastroi mbeturinat në pyllin e Sodës 2 orë para se Rama të mbërrinte në atë zonë.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dritan leli edi rama dritan leli edi rama

Sondazh

Poll