Aktualitet

Mesazhi i KODUAR i ambasadores Yuri Kim, për kë po bien kambanat në Tiranë?

20 Nëntor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Mesazhi i KODUAR i ambasadores Yuri Kim, për kë po bien kambanat

TIRANË– Panairi i Librit ka qenë eventi më i komentuar kulturor i javës! Edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale, me një ndër librat e saj të preferuar. Në foton e publikuar nga zyra e saj, Yuri Kim shfaqet duke lexuar “Për kë bie kambana”, libër i Ernest Heminguej.

“Më ka pëlqyer gjithmonë ajo që ka thënë C.S. Lewis, që ne lexojmë për ta ditur se nuk jemi vetëm. I uroj suksese të gjithë autorëve, botuesve dhe lexuesve gjatë Panairit të Librit kësaj jave,”- shkruan ambasadorja krahas fotos së publikuar.

Por është pikërisht titulli që ambasadorja Kim ka përzgjedhur, ai që tërheq vëmendjen! Pee pikërisht ai libër? Mos vallë është një mesazh i koduar? Dhe nëse po, për kë? Për kë bien këmbat?

Së fundmi, politika në vend është përfshirë në një uragan debatesh, akuzash dhe kërcënimesh nga të gjitha palët, edhe pse socialistët duket se kësaj herë janë lënë ‘jashtë loje’. Fillimisht nisi përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Më pas u përfshi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Me shtimin e akuzave të Bashës, në “lojë” u fut edhe presidenti Ilir Meta. Të gjitha këto debate të nisura nga një “non grata” dhe shumë të tjera që përmenden “tavolinave”.

Po për kë bie kambana?

Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle. Një temë që shpesh paraqitet gjatë veprës është humbja e pafajësisë në luftë. Çdo personazh në libër e humbin qoftë pafajësinë fizike ose atë psikike. Tek romani, Heminguej tregon që morali në luftë dhe në momente konflikti është subjektiv dhe anët e së mirës dhe së keqes gati asnjëherë nuk janë të qarta.

Pra, për kë po bien kambanat në Tiranë?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi percahen pd-lsi sali berisha yuri kim edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi percahen pd-lsi sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll