Aktualitet

Mashtrimi përmes Call Center në Shkodër, lihen të lirë 8 punonjësit

20 Nëntor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Mashtrimi përmes Call Center në Shkodër, lihen të lirë

SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë ditën e sotme gjashtë punonjësit e call center të cilët u vunë në pranga 2 ditë më parë. Për të rinjtë është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Sipas palës mbrojtëse e cila kërkoi lirimin, të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Gjashtë vajza dhe 2 djem u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.

Vajzat telefononin kryesisht shtetas gjermanë e spanjollë dhe nën premtimin se do tu shumëfishonin paratë, i bindnin që tu jepnin të dhënat konfidenciale e të investonin në platformat e tyre.

Platformat me të cilët ata punonin rezultojnë të jenë Vicidial, Forex dhe Exchange. Të treja platformat ishin funksionale brenda ambienteve të një call centeri që rezulton të jetë në pronësi të polakut Pawel Wziontek. Ky i fundit, bashkëjetësuesja e tij Alma Sokoli dhe një mik i identifikuar si Klodian Memo janë shpallur në kërkim.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elisa kolndreu gjykata shkodër operacioni “north forex” elisa kolndreu gjykata shkodër operacioni “north forex”

Sondazh

Poll