Aktualitet

Aksident i rëndë te Vau i Dejës! Një person humb jetën, policia nis hetimet

20 Nëntor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Aksident i rëndë te Vau i Dejës! Një person humb jetën,

SHKODËR– Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Vaun e Dejës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Vau i Dejës-Bushat në vendin e quajtur Stajka. Mësohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën. Viktima quhet Shefik Zagani, 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë.

Ende nuk dihet saktë se si ka ndodhur ngjarja, identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe sa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident te vau i dejes vdes 1 person aksident aksident te vau i dejes vdes 1 person

Sondazh

Poll