Aktualitet

Me kallash e të maskuar në lokalin në Lezhë, policia: Shpallen në kërkim 4 persona

20 Nëntor 2021, 13:22 Nga DOSJA
Me kallash e të maskuar në lokalin në Lezhë, policia:

LEZHË– Policia ka sqaruar të gjithë ngjarjen që ndodhi më 13 nëntor brenda një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Policia në njoftimin e bërë publik thuhet se tre persona të armatosur i kanë shkuar pronarit të lokalit 25-vjeçarit, Ani Kola, pasi kishin pasur një konflikt me këtë të fundit. 25-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, nuk ishte i pranishëm në ato momente në lokal, gjë që shmangu edhe ndonjë vrasje të mundshme.

Policia ka shpallur në kërkim edhe tre të rinj të tjerë, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të publikuar në media dhe rrjete sociale, ku shfaqeshin disa persona të armatosur në një lokal, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Lezhë, sapo janë vënë në dijeni kanë organizuar punën për identifikimin e lokalit dhe personave që shfaqen në video. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.Gjithashtu, bëjmë me dije opinionin publik se ngjarja nuk është raportuar në Polici, si dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Në pamje shihen 3 persona të armatosur duke kërcënuar klientët që ishin në një tavolinë dhe duke u kërkuar mjetet e identifikimit. Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Ndërkohë policia e Lezhës thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për rastin dhe shton se ato nuk kanë vjedhur apo grabitur asgjë.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe persona me arme ne lokal policia lezhe lezhe persona me arme ne lokal policia lezhe

Sondazh

Poll