Politike

Ministri Lleshaj pranon takimin me truprojën e Bashës: S’kam asnjë informacion që është në rrezik

18 Qershor 2019, 07:15 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj pranon takimin me truprojën e Bashës: S’kam

VLORË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi punë në Vlorë ka komentuar edhe letrën e sekretarit të PD-së, Gazment Bardhit lidhur me sigurinë e kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjatë takimit të tij, Lleshaj ka pranuar takimin e truprojën e Bashës, duke e cilësuar si pjesë së punës së tij si ministrër. Megjithatë Lleshaj ka mohuar të ketë ndonjë informacion lidhur me kërcënimet e pretenduara ndaj Bashës. 

Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, pasi kjo është puna ime e përditshme që të takoj truproja të gardës të pyesë ata për vijimin e punës time.  Letra e re Gazment Bardhit më ka ardhur por nuk e kam lexuar. E përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari Basha të jetë kërcënuar,”-tha Lleshaj.

Gjatë takimit të tij, Lleshaj nuk ka lënë pa përmenduar edhe zgjedhjet e 30 qershorit duke këmbëngulur se ato do të zhvillohen pavarësisht dekretit të presidentit Meta.

Puna për 30 qershor vazhdon. Ka disa kryetarë bashkie që duan që të pengojnë procesin por nuk e arrijnë dot pasi çdo gjë është kushtetuese. Kryetarët e Bashkisë dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit,”-shtoi Lleshaj.

Ditën e djeshme, Gazmend Bardhi i ka kërkuar Lleshajt në emër të PD të tregojë informacionet që ka në disponim për kërcënimin ndaj Lulzim Bashës, në të kundërt e gjitha do të konsiderohet një shantazh politik.

Menjëherë pas publikimit të letrës, presidenti Meta thirri urgjent në takim kreun e SHISH, Helidon Bendon dhe komandatin e Gardës së Republikës, Gramos Sakon. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kercenohet lulzim basha lulzim basha sander lleshaj kercenohet lulzim basha lulzim basha sander lleshaj

Sondazh

Poll