Politike

16 përgjimet e Bild, gazetari Enton Palushi: Djalli fshihet në detaje, kam frikë se…

17 Qershor 2019, 20:32 Nga DOSJA
16 përgjimet e Bild, gazetari Enton Palushi: Djalli fshihet në detaje,

TIRANË– Gazetari Enton Plaushi ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 16 audio-përgjimet e publikuara nga Bild, në lidhje me të ashtuquajturën “Dosaj 184”.

I ftuar “A Show”, Palushi shprehet se pas këtyre përgjimeve kanë hyrë në lojë aktorë të rinj ndërkombëtarë. Ai thekson më tej se kryeministri Edi Rama që shkonte në Gjermani për ekspozita tashmë do të shkojë për gjyqe.

Unë kam kaq kohë që e ndjek. Të gjithë gazetat në Gjermani kanë një raport të tyre me të vërtetën. Stili i saj nuk ndikon tek përmbajtja.  Kemi një kryeministër që shkonte në Gjermani për ekspozita, tani do të shkojë për gjyqe.

Vështirë të bësh një parashikim dhe djalli fshihet në detaje. Dhe ne duhet të analizojmë të gjithë informacionet që vijnë nga jashtë. Kam frikë se sot kanë hyrë në lojë aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Tani loja është e hapur. Ata do të jenë pjesë e lojës”-tha gazetari ndër të tjera.

Sot gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild edi rama enton palushi 16 pergjimet e bild edi rama enton palushi

Sondazh

Poll