Politike

“Në gjyq gazetarin që i publikoi 16 përgjimet”, Manjani-Ramës: Qershi mbi tortë, do provosh drejtësinë gjermane

18 Qershor 2019, 05:35 Nga DOSJA
“Në gjyq gazetarin që i publikoi 16 përgjimet”,

Tiranë-Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me 16 përgjimet e reja që ka publikuar media gjermane “Bild” për shit-blerjen e votave në qarkun e Dibrës. Manjani shprehet se qeveria Rama apo edhe vetë kryeministri sa më shumë reagojnë aq më shumë zhyten. Sipas tij hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë dhe se aty do të provojë Rama se çfarë është të përballesh me drejtësinë.

Reagimi i plotë:

Sa më shumë reagon aq më thellë zhytet.

1. Vijon të konfirmojë vërtetësinë e përgjimeve, sepse vijon të merret me sekretin.

2. Megjithatë Arben Keshi u bë shef policie në Bulqizë pasi kreu me sukses masakrën zgjedhore post Shukri. Pra e promovuan…

3. “Do ta bëj prap” – thotë udhëheqësi. Pikërisht ky është problemi, që Ai e bën prap të njëjtën masakër zgjedhore.

Do kërcënojë mësuesit, do përdorë policinë, do blejë një votë 5000 lekë, do çojë furgona me “çunat me probleme”….

4. Hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë. Do ta provojë tek “drejtësia e vërtetë gjermane”. Hahahahahahahahhahaah…

Ta provojë! Shumë mirë do bëjë! Ta kuptojë se ç’është drejtësia. Atje për shumë më pak sesa ka bërë ky në vendin e vet, drejtësia të hedh hekurat. Të shkojë iher, ta provojë… Tashmë do ta vizitojë Berlinin, jo si Kryeministër por si palë që ndjehet i shpifur…

Një ditë më parë media gjermane “BILD” publikoi 16 përgjime të reja në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Ndër të tjera në artikullin me titullin  “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede  publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit dëgjohet edhe teksa bisedon me ish-drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshin. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Rama për këto përgjime u shpreh se do të hedh në gjyq gazetarin. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild edi rama ylli manjani 16 pergjimet e bild edi rama ylli manjani

Sondazh

Poll