Politike

Përplasje të tjera në Shkodër, PD s’lejon hyrjen në KZAZ, bashkë me ta edhe policia bashkiake (VD)

18 Qershor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Përplasje të tjera në Shkodër, PD s’lejon hyrjen

SHKODËR– Sërish përplasje për zbrazjen e KZAZ-ve në Shkodër. Në kohën kur anëtarët e KZAZ-së kanë shkuar për të hapur derën, mbështetës të PD-së nuk i kanë lejuar duke u mbështetur edhe nga policia bashkiake.

Me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit nuk kanë munguar debatet dhe shtyrjet mes efektivëve.

“Nuk preket polici i Bashkisë, është uniformë e shtetit shqiptare edhe ajo. Fakti që Policia e Shtetit vjen këtu e armatosur është e turpshme. Nëse keni ardhur të pushtoni institucionet e bashkisë Shkodër me armë le ti dali zot. Ne kemi ardhur të vdesim këtu. Sepse më ka thënë ligji. E kam detyrim ligjor.”

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perplasje ne kqz perplasje ne shkoder shkoder zbrazja e kzaz-ve te votimit perplasje ne kqz perplasje ne shkoder shkoder zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll