Politike

BE i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: S’ka negociata, presim tetorin. Hahn: Tre vende skeptike kërkojnë kohë

18 Qershor 2019, 06:43 Nga DOSJA
BE i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: S’ka negociata,

LUKSENBURG- “JO”, kjo ishte përgjigja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në lidhje me negociatat për anëtarësim. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile tani në qershor.

Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave për të dy vendet, por është shprehur besim plotë për një vendim pozitiv në tetor për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendet skeptike për  hapjen e negociatave, ishin Franca, Gjermania dhe Danimarka, të cilat kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar raportin e KE-së. Për shqipërinë në raport thuhet se: “Duke ripohuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh mirë rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbushjes së kushteve të identifikuara nga Keshilli. Në dritën e kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do të kthehet në këtë çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”.

Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut vendet anëtare të BE-së u shprehën se ka bërë progres shumë pozitiv, që nga ndryshimi i emrit dhe me fqinjësinë e mirë, por përpos kësaj skepticizmi i këtyre vendeve nuk lejon të hapen negociatat këtë verë. Ditën e djeshme, para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.

(K.M. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be edi rama hapja e negociatave per shqiperine johannes hahn maqedonia e veriut monika kryemadhi partia demokratike be edi rama hapja e negociatave per shqiperine johannes hahn maqedonia e veriut monika kryemadhi partia demokratike

Sondazh

Poll