Politike

Bomba e “Bild”/ A do të jepje dorëheqjen nëse do ishe kryeministër? Bashkim Fino flet hapur

17 Qershor 2019, 20:27 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”/ A do të jepje dorëheqjen nëse do ishe

TIRANË- Deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Ai tha se për këtë çështje duhet të pritet hetimi i gjykatës. I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte një çështje të tillë, Fino tha se kjo varet nga rasti.

A do kishit dhënë ju dorëheqjen nëse do ndodhte diçka e tillë kur ishe kryeministër?

Varet se çfarë do të kishte ndodhur. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild.  Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia  bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli.

Do ta shkarkoni presidentin Meta? 

E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët.  Unë kam respekt për institucionin e presidentit.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild bashkim fino blerja e votave ne diber dosja 184 16 pergjimet e bild bashkim fino blerja e votave ne diber dosja 184

Sondazh

Poll