Aktualitet

‘E pashë në lokal’/ Familja merr telefonatë nga Shkodra për 28-vjeçarin e zhdukur

20 Nëntor 2021, 10:03 Nga DOSJA
‘E pashë në lokal’/ Familja merr telefonatë nga

TIRANË– Një telefonatë për vendndodhjen e Sherif Mukajt është kryer ditën e sotme nga një person. Ky i fundit ka bërë të ditur se ka parë në një lokal një të ri që besonte se ishte 28-vjeçari i zhdukur 19 ditë më parë. Policia e Kolonjës në bashkpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar së bashku me familjarët e të riut. Sipas familjarëve, nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij. Sherfi Mukaj përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor.

Policia ka sekuestruar sendet e tij personale bashkë me celularin që po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 28-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person apo mund të jetë rrëmbyer.

Familja e të riut ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Ata kanë treguar se për herë të fundit, i riu është parë në fshatin Starje. Kërkimet për gjetjen e tij ende janë në vijim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket sherif mukaj zhduket sherif mukaj

Sondazh

Poll