Aktualitet

E RËNDË!Ngacmoi seksualisht dhe përndoqi 13-vjeçaren,arrestohet 58-vjeçari në Durrës

20 Nëntor 2021, 08:15 Nga DOSJA
E RËNDË!Ngacmoi seksualisht dhe përndoqi

DURRËS– Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur. Në qytetin e Durrësit është vënë në pranga 58-vjeçari me inicialet R.A, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur. Mësohet se burri ka ngacmuar seksualisht si dhe ka përndjekur minorenen në qytetin bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISË:

U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Raste të tilla të rënda janë raportuar përgjatë kësaj jave. Ditën e djeshme u zbulua i përket qytetit të Sarandës, një 62-vjeçar i cili shfrytëzonte seksualisht një vajzë vetëm 13-vjeçe. Një nga klientët e tij ishte një punonjës policie, Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Në Gjirokastër u arrestua një tjetër person pasi dyshohet të ketë ngacmuar një shtetase të mitur 17 vjeçare.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim durres ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares ngacmim seksual në durrës arrestim durres ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares ngacmim seksual në durrës

Sondazh

Poll