Aktualitet

Dosja ‘Taçi’/ Dëshmojnë sipërmarrësi Francesco Zummo e financieri Fabio Petruzzella

20 Nëntor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Dosja ‘Taçi’/ Dëshmojnë sipërmarrësi

ITALI-Prokuroria italiane e Antimafias ka marrë në pyetje Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella. Sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.

Zummo, është paraqitur para prokurorit Alfredo Motalto i shoqëruar nga avokatët e tij Gioaçhino e Sbaçhi, ku nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje. Ai është dukur i heshtur, duke lënë çdo gjë në dorë të mbrojtjes së tij. Nga ana tjetër, ekonomisti Petruzzella, përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “fjalë vetëm fjalë”, duke zvogëluar peshën e tyre.

Petruzzella, e ka konsideruar punën e tij të ligjshme duke justifikuar se transferimi i parave po kryhej në një fazë kur pasuria e sekuestruar prej 150 milionë euro e sipërmarrësit sicilian Francesco Zummo, i kishte skaduar afati i masës paraprake “nën sekuestrim”, por që për vërtetësi të fakteve u shndërrua në akt përfundimtar me vendim të Gjykatës së lartë.

Prokurorët italianë akuzojnë financierin Fabio Petruzzella, se ka kryer dhe operacione të tjera për të lëvizur paratë e sipërmarrësit në shërbim të mafias siciliane përmes përvetësimeve fiktive të pasurisë, që më pas do t’i rikthehej përsëri Francesco Zummo.

Taçi është në kërkim, por dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, kunati Artur Balla dhe shoferi Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Dosja e plotë me rreth 100 faqe e Anti-Mafies Italiane zbulo rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo. Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, mbledhja e firmave të politikanëve shqiptarë. Pa përmendur emra, në një bisedë të përgjuar, Fabio Petruzzella kërkon që të përshpejtojë gjëra, por Balla, sipas tij, i kishte përshpejtuar.

“I tha absolutisht që jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë. Pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush,”– është përgjuar të thotë Petruzzella referuar Ballës.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fabio petruzzella francesco zummo rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci fabio petruzzella francesco zummo rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll